Shisha është një dukuri që ka nisur të vërehet shumë tek të rinjtë, kështu duke u bërë pjesë e jetës së tyre. Përhapja e saj është duke u rritur ndjeshëm në mesin e adoleshentëve, kjo përshkak të mitit të përhapur se shisha, përveçse më “interesante” por me një tym “të filtruar” ka rritur shumë numrin e përdoruesve të saj.
Por studimi më i ri i cili përfshin 542 artikuj shkencorë zbuloi se në një seance nargjile çlirohet 125 herë më shumë tym, 25 herë më shumë katran, 2.5 herë më shumë nikotinë dhe 10 herë më shumë monoksid karboni sesa cigarja. Edhe pse tymi i shishes kalon nëpër qypin me ujë ajo përsëri nuk arrin të filtrojë tymin nga shumë substanca të dëmshme dhe kancerogjene, monoksidi i karbonit dhe metalet.
Shisha baret e rrezikshme për kancer, në vendet ku frekuentohen nga të miturit
Ndani këtë artikull