Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkarkuar Këshillin Drejtues të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan dhe i ka zëvendësuar ata me tre të tjerë.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka siguruar vendimin e shkarkimit të bordit të deritashëm.
Të shkarkuarit janë: Ibrahim Kosumi, Yllka Behluli, Violeta Abazi-Huruglica.
Në vend të tyre, Nagavci ka emëruar Florian Qehajën, Agron Hajdarin dhe Jeta Pajaziti-Doli. /Reporteri.net