Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka liruar nga detyra drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj.
Rahimaj në Facebook tha se lirimi nga detyra është bërë për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme ndaj saj, nga ai dhe stafi i tij.
Ai tha se Agaj nuk e kishte respektuar orarin e punës dhe ka pasur mungesë të angazhimit në sektorin përkatës.
Teksa shtoi se nuk do të lejojë thyerje të rregullave në vendin e punës dhe mungesë angazhimi.
“Për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme të adresuara nga unë por edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit tim, ankesave të qytetarëve, mosrespektimit të orarit të punës dhe mungesës së angazhimit në sektorin përkatës, sot lirohet nga detyra drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Merita Agaj. E kemi thënë që nga fillimi i qeverisjes, nuk do të lejojmë thyerje të rregullave në vendin e punës dhe mungesë angazhimi”, shkroi ai.