Qeveria Kurti në listën e ‘fshesës’ së vet të shkarkimeve ka futur edhe shefin e Departamentit të Hetimeve në Policinë e Kosovës, Riza Shillovën.
Ballkani.info mëson nga burimet e veta se Shillova tashmë është liruar nga detyra që ushtronte tash e sa kohë.
Në vend të tij është emëruar Arben Paçarizi.
Qeveria Kurti përveç shkarkimeve nëpër borde publike, para dy ditësh i shkarkoi edhe 12 ambasadorë nëpër vende të ndryshme të botës, me arsyetimin se po shkojnë drejt një reforme e të cilën do ta vazhdojnë tutje.