Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 18.07.2025 – 24.07.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë (1949) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i njëzet e dy (22) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) ngasës.
Njësite policore të komunikacionit rrugor nga Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të angazhimeve të saj për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve në komunikacion, ka implementuar planin operativ “Patrullimi me dron”.
Ky aktivitet ka përfshirë patrullimin dhe mbikëqyrjen ajrore të trafikut përmes pajisjeve inteligjente – dronëve, në rrugë, në hyrjet dhe dalje të vendbanimeve si dhe zonat më të frekuentuara për vëzhgim dhe identifikim të shkeljeve të rregullave të trafikut, me theks të veçantë në tejkalimet e rrezikshme, tejkalimin e shpejtësisë së lejuar e shkeljeve të tjera në trafik që paraqesin rrezik për jetën dhe pronën e pjesëmarrësve në trafik.
Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me zbatimin e masave të ngjashme edhe në të ardhmen, dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë në një mjedis të sigurt rrugor për të gjithë.