Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka shqyrtuar 9 ankesa të paraqitura në këtë institucion që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.
Nga këto ankesa 8 kanë pasur të bëjnë me fushatën zgjedhore kurse një ka qenë për mos emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit.
“Prej 8 ankesave të vendosura, PZAP- i ka Pranuar të bazuara 6 ankesa ndërsa 2 ankesa i ka refuzuar të pabazuara: AAK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 10,700 euro, LDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 4,000 euro, dhe PDK-së i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 2,000 euro. Gjithsejte janë shqiptuar gjoba në shumë prej 16,700 euro”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.
Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike: Përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjate fushatës zgjedhore, vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posterave në rrugë publike.