Në të gjithë Kosovën tashmë është drejt fundit procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare.
Sipas rezultateve të KQZ, në Komunën e Gjilanit të udhëhequr tash e sa vjet nga LDK-ja, prin me vota Lëvizja Vetëvendosje me 17.864 ose 39,31%
Ajo përcillet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.217 vota ose 26,88%.
Me këto rezultate nga zgjedhjet e së dielës del se Gjilani më nuk është bastion i LDK-së diçka që do të alarmojë Lutfi Hazirin, si kryetar i Gjilanit pasi ky qyteti njihej si bastion i padiskutueshëm i partisë së Hazirit. Kujtojmë se në këto zgjedhje Haziri ishte kryetar i shtabit zgjedhor, dhe njëfar mënyre edhe kryetar i LDK-së, pasi Mustafa i kishte deleguar të gjitha kompetencat këtij të fundit.
Duket se për herë të parë në historinë e saj, në zgjedhjet e djeshme, Vetëvendosje ka shënuar rritje në këtë qytet sikur në nivel vendi./PlusTv/