Mirlind Daku ka shpërthyer këtë edicion me fanellën e Ballkanit duke shënuar 15 gola në vetëm nëntë xhiro
Kjo formë fantastike e tij ka bërë që klube të njohura italiane si Lazio dhe Torino ta vëzhgojnë nga afër Dakun, shkruan Reporteri.net
Calciomercato ka raportuar se Lazio dhe Torino kanë zgjuar interesim për 22 vjeçarin që po shkëlqen me fanellën e Ballkanit.
Calciomercato.com shkruan se Lazio dhe Torino kanë shfaqur interes për sulmuesin kosovar dhe e shikojnë Dakun si një alternativë të mirë për merkaton e janarit.
Ndryshe, kartonin e Dakut e posedon Osijeku, klub nga i cili është i huazuar te Ballkani.