Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’Sahit Baftiu’’, me një ceremoni solemne dhe në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish, shënoi ditën e shkollës e cila përkon me ditët e Epopesë së Zhegovcit dhe ditën e rënies së heroit Sahit Baftiu, që ndodhën më 16 prill të vitit 1999. Shënimi i kësaj dite, këtë vit ishte më i veçantë , ngase është përvjetori i parë , që shënohet që kur shkolla ka ndryshuar emrin nga ‘’ Arbëria’’ , në emrin e dëshmorit ‘’Sahit Baftiu’’.
Në këtë organizim u mbajtën fjalime për veprimtarinë atdhetare dhe patriotike të Sahit Baftiut, u lexuan ese dhe poezi për heroizmin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe u shpalos një plan për mundësitë profesionale që ofron Shkolla e Agrobiznesit për nxënësit.
Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë ‘’ Sahit Baftiu’’ , do ta mbajë me nder emrin e ish mësimdhënësit dhe njërit ndër themeluesit e kësaj shkolle. Për bashkëpunim në shënimin e ditës së shkollës falenderojmë familjen e dëshmorit Sahit Baftiu, ndërsa për pjesëmarrje falenderojmë nënkryetaren e Komunës së Gjilanit zonjën Leunora Morina Bunjaku, drejtoreshen e Drejtoratit të Arsimit zonjën Albana Demiri, drejtorët e drejtorive komunale, familjarët e dëshmorit Sahit Baftiu, komandantin e Zonës Operative të Karadakut zotriun Ahmet Isufi, bashkëluftëtarët e dëshmorit Sahit Baftiu, drejtorët e shkollave të mesme të Gjilanit, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit e nxënësve.