Postimi i plotë i këshilltares komunale Liridona Bislimit!
Sot, vizitova Shkollën Fillore “Mirali Sejdiu”, paralele e ndarë në fshatin Gërmovës, ku nga afër u njoha me gjendjen aktuale në këtë shkollë.
-Nga kjo vizitë kuptova se fëmijët e kësaj shkolle janë përballur tash e një kohë me probleme rreth ngrohjes qëndrore pothuajse për një periudhë disa mujore e që ka ndikuar në shkurtimin e orëve.
Mësimdhënësit thonë se fatmirësisht kemi pasur mot të ngrohët deri më tani përndryshe do të duhej edhe të ndërpritej mësimi nga problemet me ngrohje të cilat në sallën e arsimtarëve kishte dëmtuar sallën.
Ndër problemet kryesore të cilat vlenë të përmendet është mungesa e ujit të pijshëm pasi uji në këtë shkollë është i kontaminuar që për prindërit e kësaj shkolle është mjaft shqetësuese.
Gjithashtu, nevojë të madhe për higjienë ka kjo Shkollë ku tash një kohë ka nevojë për produkte elementare higjienike.
Sikur në pjesën dërmuese të shkollave të komunës sonë ka rënje drastike vit pas viti të nxënësve saqë në klasë të parë tani vijojnë vetëm shtatë nxënës.
Këtë gjendje nuk do të duhej ta toleronte asesi Komuna e Vitisë, duke e ditur edhe misionin e saj mbi të cilin ajo duhet të qëndroj.