“Djaloshi ka rënë viktimë e një dhune të pabesueshme. Mendimet tona janë me familjen e shumëvuajtur dhe të afërmit tjerë”, thuhet veç tjerash në letër
Pesë ditë pas vdekjes së Iliasit 7 vjeçar, si pasojë e therjes nga gruaja 75 vjeçe, Angela N. në Bazel, shkolla në të cilën mësonte i ndjeri, i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, shkruan agjencia zvicerane e lajmeve SDA.
Të pa fjalë dhe të tronditur thellë e kemi marrë njoftimin për vdekjen e nxënësit të klasës së parë, shokut të klasës dhe mikut”, thuhet në hyrje të shkresës së ngushëllimeve të publikuar sot nga bashkësia e shkollave publike të Qytetit të Bazelit, transmeton albinfo.ch. Djaloshi ka rënë viktimë e një dhune të pabesueshme. Mendimet tona janë me familjen e shumëvuajtur dhe të afërmit tjerë”, thuhet veç tjerash në letër.
Siç është shkruar tashmë, vrasja e përgjakshme e vogëlushit shqiptar ka tronditur shqiptarët dhe Zvicrën dhe ka bërë jehonë të madhe në opinion, ndërsa në marshin e zisë, të mbajtur të shtunën rrugëve të qytetit të Bazelit kanë marrë pjesë mijëra veta, shkruan albinfo.ch. Marshuesit janë ndalur pikërisht në oborrin e shkollës ku ka ndjekur mësimet Iliasi dhe aty janë mbajtur fjalime me të cilat është shprehur dhimbja për vogëlushin e vrarë dhe solidarizimi me familjen etij.