Falë të një donacioni të bashkatdhetarit tonë, Tahir Shabani, komuna e Vitisë, ka bërë dy shkolla fillore të mesme të ulët me kabinete të informatikës.
Me këtë rast zv/ kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i Arsimit, Basri Aliu, kanë vizituar shkollat fillore të mesme të ulët “ 28 Nëntori” në Vërban dhe “ Nazmi Pajaziti” në Radivojc, për të parë nga afër kabinetet e informatikës që janë kompletuar.
Ata kanë falënderuar bashkatdhetarin, Tahir Shabani për këtë donacion, duke e cilësuar si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e procesit mësimor në fushën e teknologjisë informative sidomos në këtë kohë të epokës digjitale.