Ka shkuar në 4.300 numri i viktimave që kanë humbur jetën në Turqi dhe Siri nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballësh të Rihterit.
Agjencia turke e urgjencës AFAD, thotë se më shumë se 2600 personel nga 65 vende të botës janë dërguar në zonën e fatkeqësive.
Në total janë dorëzuar 300,000 batanije dhe më shumë se 41,000 tenda familjare.
Tërmeti goditi të dyja vendet mëngjesin e hershëm të së hënës e që u pasua edhe nga lëkundje tjera pas tij.
Me këtë rast, presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka vendosur shpalljen e 7 ditëve zi kombëtare. /Teve1.info/