Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 6 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, duke e çuar kështu shifrën totale në 498.
Po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 141 raste të reja pozitive me coronavirus, ndërsa 143 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar, shkruan Reporteri.net.
Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.