Ish drejtori i arsimit në Gjilan, Nazim Gagica e ka bërë te ditur se SHML e Agrobiznesit “Sahit Baftiu”, do të mbaj emrin e Dëshmorit të Kombit dhe ish profesorit të kësaj shkolle,Sahit Baftiu.
Ky është postimi:
Jashtëzakonisht i lumtur që në prag të Ditëve të Lirisë, MASH kthen të aprovuar iniciativën tonë të inicuar së bashku me Këshillin drejtues, menaxhmentin e shkollës së Agrobiznesit dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së që Shkolla e Agrobiznesit “ ARBËRIA” në Gjilan, të riemërohet me emrin e Dëshmorit të Kombit dhe ish profesorit të kësaj shkolle, Sahit Baftiu.
Tani kjo shkollë me krenari do të bartë emrin SHML e Agrobiznesit “Sahit Baftiu”.
Urime Komunës së Gjilanit, menaxhmentit të shkollës, mësimdhënsve, nxënësve dhe qytetarëve tanë.
NG
Ky është vendimi: