Policia e Rajonit të Gjilanit ka filluar nga 1 dhjetori përdorimin zyrtar të matësve të shpejtësisë, të njohur si “blica”, në disa prej rrugëve më të frekuentuara të qytetit.
Sipas informacioneve, këta radarë janë vendosur në pika të ndryshme të Gjilanit me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e tejkalimit të shpejtësisë. Shumë shoferë raportojnë se nuk kanë qenë të informuar për vendosjen e tyre, gjë që mund të sjellë gjoba të papritura për ata që nuk respektojnë kufijtë e lejuar të shpejtësisë.
Policia u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë rregullat rrugore, pasi kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./radiostar/









