Një person ka vdekur sot pas një sulmi në zemër që pësoi derisa po voziste në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Shoferi i furgonit, 53-vjeçar u përplas në parkun e qytetit dhe vdiq pas arrestit kardiak.
Spitali Rajonal i Gjilanit e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali vdekjen e tij dhe kanë thënë se shoferi i automjetit ishte sjellë pa shenja jete në spital.
Mjekët e spitalit në një përgjigje të shkurtë kanë deklaruar për Sinjalin se trupi i pajetë është marrë nga familja pas konstatimit të vdekjes.