Në orët e vona të vjen një lajm shokues për kombëtaren e Zvicres.
‘Blick.ch’ raporton se FIFA ka hapur procedurë disiplinore kundër dy futbollistëve me prejardhje nga Kosova.
Fifa ka nisur një këtë hetim lidhur me festimet e Xhakës dhe Shaqirit.
Mesazhi i FIFA-s: “Komisioni Disiplinor i FIFA ka hapur procedurat kundër lojtarëve zviceranë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, rreth festimit të qëllimshëm gjatë ndeshjes midis Zvicrës dhe Serbisë”.
Për të njëjtën ndeshje, është hapur një procedurë disiplinore kundër Shoqatës së Futbollit të Serbisë. Kjo për shkak të trazirave të tifozëve dhe duke treguar mesazhe politike dhe fyese nga tifozët serbë. Për më tepër, një hetim paraprak kundër trajnerit kombëtar serb Mlladen Krstajiç u hap për deklaratat e dyshuara pas ndeshjes.