Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka reaguar pasi disa biznese në disa komuna kanë shtrejtuar çmimin e kafes.
Shoqata e Gastronomëve ka deklaruar se distancohet nga ato veprime të kundërligjshme.
“Është raportuar se janë duke ndodhur marrëveshje sa i përket rritjes së çmimit të kafes të disa bizneseve në disa komuna të ndryshme të Kosovës. Shoqata e Gastronomëve të Kosovës distancohet nga këto veprime të kundërligjshme të cilat bijnë ndesh me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. Rritja apo mosrritja e çmimit është vendim subjektiv i një biznesi e jo kolektiv. E kuptojmë që është bërë sfidë në vete arritja e likuidimit të shpenzimeve operative, kreditore, etj. mirëpo jo në mënyrë të tillë siç po raportohet. Rrjedhimisht, nëse ky fenomen është duke ndodhur, ju bëjmë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve”, thuhet në reagim.