Nuk kanë mbetur me pak se dy muaj ku duhet te organizohen dhe mbahen me 1, 2 dhe 3 Maj ,, Ditet e Agimit 2019 “ne Zhegër.
Shoqata Kulturore me te njejten emer njofton qe aktivitetet te tilla qe ishin tradicional mëse 20 vite, me nuk organizon dhe zhvillon.Pra, veprimtarinë e saj poetike kulturore dhe artistike për tri ditët e cekura me lartë përfundon dhe si e tillë shuhet.
Arsyeja e shuarjes është e natyrës objektive dhe besa e një masë edhe asaj subjektive. Andaj, me kohë juve si Drejtori i kulturës, Kryetarit të Komunës ju njoftojmë dy muaj më herët se organizimi Manifestimahe Kulturor Tradicional, Ditët e Agimit 2019, në Zhegër keni kohë të mjaftuar për të organizuar, në të kundërtën, n ‘rast mos organizimi i aktiviteteve treditore, ne as shoqata nuk pranojmë dhe bartim asnjë moral përgjegjës.
Njeherit, falenderojmë Bashkevendasit e Heroit të kombit Agim Ramadani me rrethinë dhe më gjerë për angazhimin, kontributin dhe pjesëmarrjen e masovike në manifestimet e njëzetvjeçare, ku me të gjitha sfidat si në kohë dhe hapësirën gjeografike, meteorologjike, kontributi juaj nuk mungon në ngritjen dhe ndriçimin e figurës poliedrike të Heroit, strategut, poetit dhe artistit Agim Ramadani
Shoqata Kulturore ,, Ditët e Agimit ,, Zheger