Iniciativat e shqiptarëve për të ndihmuar familjet në nevojë asnjëherë nuk kanë munguar. Kësaj radhe, me ndihmën e shoqatës ‘Only 10 for a better world’, me iniciativë të Jetmira Avdilit, familja Leci nga Koretini janë bërë me shtëpi në këto ditë të ftohta dimri, njofton KosovaPost.
Në të kaluarën, kjo familje mezi kishte gjetur një strehë të përkohshme me qera ku jetonte në kushte tejet të rënda që nuk i plotësonte as kushtet elementare.
Iniciativa e shoqatës ‘Only 10 for e beter world” është përkrahur nga shumë njerëz të vullnetit të mirë të cilët kanë mundësuar që tani e tutje, familja Leci të ketë një shtëpi të përhershme dhe të jetojë në kushte të dinjitetshme.