Mbase për dike mund të jenë apo të quhen skandale, brohoritjet dhe pankartat me mesazhe poltike nga tifozeria e klubeve serbe nëpër stadiume evropiane, por për ata që e që e njohin dhe e kanë përjetuar poltikën serbe nuk është rastësi dhe as cudi, për shkak të vazhdimësisë së politikave të errëta shoveniste serbe.
Për më tepër, këta tifo grupe serbe vetëm se po zbatojnë teorinë dhe politikën nacionaliste reaksionare të shovinizmit, që urren e përbuz popujt e tjerë dhe përpiqet t’i shtypë ata.
Në ndeshjen e mbrëmshme Manchester City – Crvena Zvezda, tifozët nacionalistë të klubit nga Beogradi “Delia” para ndeshjes e shfaqën hapur dhe botërisht shovenzimin e tyre në gjak.
Mesazhet politike ishin edhe një herë pjesë e pandashme e “brohoritjes” së tyre “Kosova Serbi”. Aq më keq nuk respektuan as një minutë heshtje për viktimat në Marok dhe Libi pas tërmeteve dhe përmbytjeve katastrofike.
Përderisa në ekran shfaqej një mesazh në anglisht, ku shkruhej: “Marok dhe Libi, ne jemi me ju”, tifozët e Zvezdës e panë arsyen e minutës së heshtjes, por nuk e respektuan fare. Ata e nisën fillimisht me fishkëllima të ashpra që tmerruan të gjithë në Etihad dhe më pas u dëgjuan brohoritja të ulëta banale dhe tejet ofenduese, e cila shkaktoi revoltën edhe te tifozët vendas.
Nuk është ky rast i vetëm, por të tilla kohëve të fundit shpesh po përsëriten, andaj është mirë që Federat e Futbollit të Kosovës, por edhe ajo e Shqipërisë, të jenë vigjilente, dhe sakaq, të ngritin zërin dhe t’i drejtohen organeve gjegjëse të futboolit evropian.
/Fehmi Sylejmani, ish gazetar profesionist i sportit, tani opinionist /