Gjatë ditës së sotme liderët e institucioneve kanë paralajmëruar që do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të numrit të rrijes të të infektuarve me koronavirus.
IndeksOnline mëson nga burimet e saj se në Kosovë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme bartja e maskave do të mbetet obligative në çdo hapësirë.
Sipas burimeve veprimtaria e kishave, xhamitë, fitneset, ceremonitë e varrimit, pishinat dhe dasmat do të ndalohet tërësisht.
Po ashtu, mësohet se nuk do të ketë mbyllje të gastronomisë por kontroll i rreptë dhe dënim për mbajtjen e distancës dhe maskave.
Njëra nga masat e reja do të jetë zvogëlimi i numrit të klientëve në lokale/gastronomi.
Gjithashtu, nuk do të lejohet grumbullimi i një numri të madh të njerzëve dhe nuk do të ketë kufizim të lëvizjes.
Më shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme inspektimet dhe dënimet do të jenë strike dhe nuk do të ketë falje për asnjë që shkel ligjin./IndeksOnline/