Atë e pret një e ardhme e ndritur, kurse emri i tij është bërë i mjohur jo vetëm në Zvicër, ku ai jeton, por edhe më gjerë. Shpat Shillova, me hapa të sigurt po marshon drejt majave të futbollit e dëshirë më e madhe e tija është që një ditë të vesh petkun e Kosovës, të shtetit prej nga vijnë prindërit e tij.
Prindërit e Shpatit janë nga Dardana, por tash e sa kohë ata jetojnë në Zvicër, që nga vitet para luftës.
“E kam ëndërr timen, por edhe të familjes, që një ditë të veshi fanellën e Përfaqësueses së Kosovës”, theksin Shpat Shillova, futbollisti kosovar me pasaportë zvicerane, i lindur e rritur në Zvicër. Nga njohësit e futbollit në Zvicër vlerësohet lartë për talentin e tij, aftësitë teknike individuale me topin në këmbë, driblingjet efektive dhe goditjet e sakta e të forta nga distanca.
Shpat Shillova në vitet 2014-2019 ishte pjesë e FC BASEL, kurse nga 2019 e deri me tani është pjesë e FC CONCORDIA BASEL. Ai luan në pozitën e mesfushorit qëndror ofansiv dhe mbanë numrin 10, kurse me vizionin e tij për lojën ka mahnitur skautët anglezë, ku në shkurt të vitit 2024 do të provohet te FC Burnley në Angli.
Në grumbullimin e fundit ishte i ftuar te KOSOVA U17, ku u dallua me lojën e tij, derisa Shpati thekson se dëshira e tij në të ardhmën është të luajë për Kosovën.
“Fanellën e përfaqësuesës së Kosovës nuk do t’a ndërroja me asnjë tjetër në botë. Për të arritur qëllimin tim nuk do të kursejë mundin, djersën, përkushtimin në punë, sepse do të përpiqem që të realizojë ëndërrat dhe dëshirat e mija”, thekson talenti i madh i futbollit Shpat Shillova, të cilit i dëshirojmë që t’i realizohen ëndërrat, kurse besojmë që edhe Kosova do t’a ftojë atë dhe ai do të na bëjë krenarë me paraqitjet e tija./kryelajmi.com/.