Ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me testimin e sotëm të unazës qendrore në kryeqytet.
Për shkak të tollovisë së madhe të krijuar në kryeqytet, Ahmeti, ka shtruar pyetjen se mos kanë ardh me i ndërruar targat nga veriu i Kosovës.
“Mos jon ardh me i ndërru targat krejt kerret nga veriu?”, ka thënë Ahmeti.
Përndryshe, testimi i sotëm i unazës ka ngjallur kritika të shumta në drejtim të Ramës, si shkak i së cilës edhe qytetarët janë shprehur të revoltuar.