Shpend Nuhiu, ish-drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan dhe aktivist i kahershëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke garuar me numrin 91 në listën e kësaj partie.
Nuhiu, i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i ministrit Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi publik, ku ka shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga struktura e LVV-së në Gjilan dhe nga Kryeministri Albin Kurti.
Në deklaratën e tij, ai ka theksuar përkushtimin për të vazhduar angazhimin politik në shërbim të qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“91 është numri im në listën Lëvizja VETËVENDOSJE!. Falënderoj Qendrën e Lëvizjes në Gjilan dhe Kryeministrin Albin Kurti për besimin dhe mundësinë që të jem kandidat në këtë listë në këto zgjedhje. Me respekt dhe përkushtim, do të vazhdojmë punën për qytetarët dhe për Republikën tonë,” ka shkruar Nuhiu.
Gjatë mandatit të tij si drejtor i DKA-së në Gjilan, Nuhiu është vlerësuar për angazhim, transparencë dhe bashkëpunim institucional, duke lënë gjurmë në menaxhimin e sektorit të arsimit në nivel lokal./Radio Star/

