Policia e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit dhe Postën e Kosovës sot ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për kryerjen e Shërbimeve Postare duke bërë shpërndarjen e dërgesave – gjobave të trafikut rrugor në adresë të pronarit të automjetit.
Kjo marrëveshje do të filloj të zbatohet në Komunën e Gjilanit për gjobat që shqiptohen përmes identifikimit nga vetura me pajisje inteligjente, radarë mobil apo kamera statike dhe kamera të trupit.
Ky projekt do të shtrihet edhe në komunat tjera të rajonit të Gjilanit për secilën komunë veç e veç, e gjithë kjo që secili Stacion Policor/Njësi Policore të fillojnë me dërgimin e gjobave në adresë të pronarit të mjetit përmes Postës së Kosovës.
Në vijim kemi paraqitur informacionet e shkurtëra se si do të zbatohet kjo marrëveshje;
Si do të dërgohen gjobat?
Përmes Postës së Kosovës 📬
Përmes platformës e-Kosova 💻
Çka duhet të dini?
Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij.
Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit.
Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186.
Poshtëshënuar do të gjeni video linkun njoftues i përgatitur dhe të publikuar nga Policia e Kosovës për këtë çështje;
www.youtube.com/watch?v=fy1WAFhJQjw