Një granatë dore është hedhur pas mesnate në rrugën “Perandori Dushan” në Mitrovicën e Veriut.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale në Veri, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, nga granata janë shkaktuar dëme të vogla materiale në dritaren e një shtëpie, derisa theksoi se nuk ka të lënduar.
“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz. Njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes. Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Elshani.