Mbrëmjen e sotme janë lënduar dy serbë si pasojë e një shperthimi që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Gjithashtu, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe shtatë vetura.
Ndërkohë, zëvëndësdrejtori rajonal për veriun e Kosovës, Veton Elshani, ka thënë se njëri nga të lënduarit ka marrë lëndime të rënda, por që është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth ores 23:50 dyshohet se ka shperthyer nje granatë dore te hoteli Bisevac në rrugën ‘Knjaz Millosh’ Mitrovicë Veri, si pasoj e shperthimit janë demtuar rreth 7 vetura dhe dy persona jane lenduar. Njeri ka lendime me te renda por jashtë rrexikut për jetë”, tha Elshani.
Ndërkaq, njësitë policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
Burime të Tëvë1 mësojnë se një person i maskuar e ka hedhur granatën e dorës në drejtim të automjetit në lëvizje që për pasojë i lëndoi dy personat.
Dyshohet se kjo ka ndodhur për shkak të një konfliklti mes serbëve./teve1.info/