Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini ka uruar besimtarët islamë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Qytetarë të dashur të Komunës së Gjilanit, vëllezër dhe motra të besimit Islam, ju uroj nga zemra për festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, begati e harmoni në familjet tuaja. Kjo ditë që simbolizon dashuri, sakrificë e bujari… Le të sjellë bekim e çdo të mirë tek ju!