Gjendje alarmi në përkujdesjen e të moshuarve në Gjermani. Sipas të dhënave të Qeverisë federale gjermane, në vend mungojnë 25 mijë inerfmierë për përkujdesje ndaj të moshuarve, shkruan albinfo.ch.
Për ta zbutur këtë gjendje, Gjermania e ka ndërmend ta angazhojë fuqi punëtore jashtë vendit. Psh, siç ka cekur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, nga Kosova dhe Shqipëria.
E përditshmja gjermane “Bild” ka vizituar një shkollë të lartë të trajnimit të infermierëve në Prishtinë, të menaxhuar nga një familje sipërmarrëse gjermane. Aty trajnohet e ardhmja e infermierisë gjermane për të moshuarit, shkruan “Bild”, përcjell Albinfo.ch.