Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se nga janari i këtij viti, 22 persona kanë humbur jetën në aksidente të ndryshme komunikacioni në rrugët e Kosovës. nga shqiptimi i gjobave në komunikacion në vitin 2018 janë arkëtuar 8,427,711.59 euro, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.
Policia e Kosovës bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndërmarr disa aktivitete dhe fushata vetëdijësuese për respektimin e rregullave të trafikut, siç janë respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënia e rripit të sigurisë dhe masa të tjera
Sipas policisë, në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut që bie në fushëveprimin policor.
Policia njofton se gjatë vitit 2018 janë shqiptuar gjithsejtë 400,095 kundërvajtje në trafikun rrugor; 6,485 shoferëve ju është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, janë regjistruar 170,400 kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë, 1,824 kundërvajtje për mos respektim të dritës së kuqe (semaforit), 11,883 kundërvajtje, për kalim të afatit të regjistrimit të mjetit.
Ndërsa, nga shqiptimi i gjobave në komunikacion në vitin 2018 janë arkëtuar 8,427,711.59 euro, apo 140% më shumë krahasuar me vitin 2017.
“Me gjithë këto përpjekje të Policisë së Kosovës ku përfshihet edhe rritja e numrit të ndëshkimeve (gjobave në trafik), ky vit (2019) nga Janari deri tani (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugë tona, që prapë mbetet shqetësim i madh”, thuhet në raport.
“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, posaçërisht i drejtuesve të automjeteve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet fatale dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor”.
Policia e Kosovës në kuadër të fushveprimit të saj ligjor që ka do të aplikojë masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi.