Sot në orët e paradites ka ndodhur një vetaksident në fshatin Sazli të komunës së Ferizajt, ku shofer ka qenë një i mitur i moshës 12-vjeçare, ndërsa shoqërues i tij si pasagjerë ka qenë moshatarë i tij, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur, kur vetura ka humbur kontrollin duke dal nga rruga dhe është rrokullisur.
Lëndime trupore kanë pësuar i mituri që drejtonte veturën, gjithashtu edhe 11-vjeçari që ishte pasagjerë.
Sinjali mëson se fëmijët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj nga familjarët.