Edhe një rast i kontrabandës me mallra në rajonin e Gjilanit është raportuar sot nga Policia.
Gjatë ditës së djeshme, raportohet se në udhëkryqin e rrugëve të fshatrave Zllakuqan – Stanqiq nga Policia është ndalur një kamion transportues me targa vendore me vozitës të dyshuarin mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollimit të ngarkesës në mjetin transportues është vërejtur se ishte një kamion tjetër pa targa.
“Gjatë verifikimit është konstatuar se kamioni nuk ishte i vjedhur por ishte shitur për qëllime përfitimi një qytetari nga R. Maqedonisë së veriut”, thuhet në raportin e policisë.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, kurse kamioni me gjithë ngarkesë i dorëzohet terminalit doganor të “Dheut të Bardhë”, për procedim të mëtejmë.