Dyshohet se pesë persona kanë vdekur sot nga coronavirusi, për katër prej tyre është konfirmuar.
Burime të KOHA thonë se betejën me coronavirus e kanë humbur edhe pesë persona të tjerë duke e dërguar numrin e viktimave në 71 të vdekur që nga fillimi i pandemisë.
Dyshohet se të gjithë viktimat kanë përdorur maskën e njëjtë të asistimit për frymëmarrje.
Në ora 13:00 është takimi i kryeministrit, Avdullah Hoti me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore.
Ministri, Armend Zemaj sapo është larguar nga Klinika Infektive ku ishte bashkë me drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.