Shqipëria ka barazuar 2:2 me Kroacinë duke marrë pikën e parë në Euro 2024.
Të mërkurën në Hamburg, kuqezinjtë barazuan 2:2 me Kroacinë, fituesen e medaljeve në dy Botërorët e fundit.
Ndeshja dramatike dhe me shumë episode nuk dha fitues. Golin e barazimit 2:2 e shënoi Klaus Gjasula në minutën e 95-të.
Gjasula më herët ishte i pafat duke shënuar autogol. Pika e fituar e mban në lojë Shqipërinë për kualifikim tutje.
Shqipëria ndeshjen e radhës e luan me Spanjën.