Shqipëria mbrëmë ka nisur një kontingjent të Forcave të Armatosura drejt Kosovës për të dhënë mbështetje pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa komuna.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Trupat dhe mjetet tona të Forcave të Armatosura, për të mbështetur banorët e disa prej komunave në Kosovë, të cilat janë prekur shumë rëndë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar Rama.
Disa Komuna të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet të enjten pas reshjeve të shiut. Klina, Istogu, Podujeva, Skenderaj,Mitrovica e Zubin Potoku kanë qenë më të prekurat.
Ndërsa, gjendja me rëndë është raportuar në Skenderaj dhe Mitrovicë ku janë shkaktuar dëme materiale.