Shqipëria ka pësuar humbjen e dytë rresht në Ligën e Kombeve, duke pësuar nga Çekia me rezultat 0:2.
Në duelin në Pragë vendësit ishin më të mirë për pjesën më të madhe të ndeshjes, duke triumfuar me meritë për fitoren e dytë në grup.
Thomas Chory i vendësve ishte vendimtar me dy golat e tij, në minutat 3 dhe 63, derisa kuqezinjtë treguan pak nga loja me rastin e parë pas gati një ore lojë.
Shqipëria që ka një fitore e dy humbje në grupin B1, të Ligës së Kombeve, të hënën zhvillon ndeshjen e katërt, kësaj radhe si mysafire e Gjeorgjisë.