Trajneri Sylvinjo ka publikuar formacionin e kombëtares shqiptare për ndeshjen kundër Çekisë.
Një nga emrat që bie në sy është sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku, i cili do të startojë në këtë përballje të rëndësishme.

Ndeshja do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:45, e vlefshme për Nations League.

 
			









 
                                
                              
		 
		 
		