Muhamed Zalta, tifozi-simbol i ekipit të Tironës ka një mendim ndryshe edhe për Kombëtaren shqiptare.
Ai mendon se duhen 11 lojtarë të Shqipërisë, pasi ata të Kosovës nuk japin maksimumin në fushë, duke qenë se vijnë nga kampionate ku fitojnë miliona euro. Për këtë, Meti jep shembullin e Kumbullës dhe të Lorik Canës.
“Kombëtaren e kam parë deri kur luanin të gjithë shqiptarë. Ne grekun e kemi rrahur në 2000. Luanin vetëm shqiptarët, jo kosovarët. Pse do thuash ti, se Kumbulla për shembull thotë sa të vritem këtu unë për 2000 dollarë, kur te Roma marr 10 milionë euro, ndërsa shqiptarët, keq mirë, me bukë me gjizë, me groshë, luajnë”, tha Zalta pwr “Real People”.
“Kosovarët i dua se janë të gjithë të mirë. Ata luajnë shumë mirë, por nuk vriten se ka më shumë para andej. Po të them edhe Cana, ai merrte 12 milion e euro andej. Këtu ai luan me zemër por nuk jep 100%”, tha tifozi i Tironës.