Gazetari, Valon Syla, ka reaguar lidhur me një sondazhi të ri të Entit Federal të Statistikave, ku në shifra absolute për herë të parë gjuha shqipe është me folura në Zvicër, pas gjuhës angleze.
Syla ka thënë se është mirë me fol diçka të mençur në shqip, e me lënë përshtypje të mira, duke theksuar se “e ishalla nuk shkretoni në shqip si qysh dini me shkretu në facebook kur komentoni”.
Postimi i plotë i Valon Sylës:
Gjuha shqipe sipas hulumtimit të fundit, tregon se është gjuha më e folur e huaj në Zvicër.
Është mirë me ditë me fol najsend mençëm në këtë gjuhë atje… me lënë përshtypje të mira e ishalla nuk shkretoni në shqip si qysh dini me shkretu në facebook kur komentoni.
Edhe në Kosovë e kemi të njejtin problem me këta që flasin anglisht… gjuhen e flasin, madje me thekse të Kalifornisë e Liverpoolit, por kur ti dëgjon cfare mendimi kanê në atë gjuhë, përveç që tmerrohesh, të vjen edhe marre pse qëllove aty dëshmitarë i pavullnetshëm.