Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pas deklaratave nga i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për bashkëpunimin e Amerikës me Kosovën.
Arifi ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i acarojë dhe dëmtojë raportet me Amerikën.
Ai tutje ka shtuar se Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit, por është Republika e Adem Jasharit dhe familjes Jashari që u flijua, gjakut të dëshmorëve të UÇK-së, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Luan Haradinajt dhe e plotë heronjve të tjerë.
“Askush nuk ka legjitimitet moral e aq më pak politik të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit…” – ka thënë ndër të tjera në një video që ka publikuar në profilin e tij në Facebook.
Ai ka pasur edhe një mesazh ndaj kryeministrit Kurti.
“Prandaj, i bëjmë thirrje shokut Albin, që të ndaloj së shkaktuari dëme të thella Kosovës tonë, për të cilën aq shumë është punuar dhe aq shumë është sakrifikuar.” – ka thënë ai.