Shqiprim Jashari doktoron në ekonomi, një tjetër sukses për shkencën kosovare
Shqiprim Jashari ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij akademike, duke mbrojtur me sukses temën e doktoraturës në fushën e ekonomisë, me fokus në ndikimin e strategjive të marketingut digjital në sektorin e gastronomisë në Kosovë. Më 20 shkurt 2025, përpara një komisioni të përbërë nga profesorë të njohur të fushës, ai u vlerësua për punën e tij shkencore, duke marrë titullin Doktor i Shkencave të Ekonomisë.
Pas këtij suksesi, Jashari ka ndarë një mesazh falënderimi për familjen, profesorët dhe mbështetësit e tij gjatë këtij rrugëtimi akademik.
Statusi i plotë:
Falënderimet më të përzemërta për familjen time të dashur, shtyllën kryesore të këtij rrugëtimi.
Një falënderim i veçantë për Profesor Dr. Nail Reshidin dhe Prof. Dr. Granit Baces për mbështetjen e pakursyer gjatë gjithë procesit.
Mirënjohje gjithashtu për z. Fejzulla Mustafa, drejtor i kompanisë RC Cola, për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që më ndihmoi në balancimin e punës dhe suksesit akademik.
Faleminderit të gjithë atyre që ishin pjesë e këtij rrugëtimi dhe kontribuuan në realizimin e tij. Kur ke pranë njerëz të mirë dhe të dashur, çdo sfidë bëhet më e lehtë!
Me respekt dhe mirënjohje,
Shqiprimi