Kombëtares së Serbisë asgjë nuk i ka shkuar mirë në Kupën e Botës 2018.
Serbia është eliminuar mbrëmë nga kompeticioni më i madh i futbollit, pasi në tre ndeshje grumbulloi dy humbje dhe një fitore, shkruan GazetaBlic
Siç duket ky kompeticion është i shqiptarëve edhe pse nuk marrin pjesë me ndonjë kombëtare.
Lojtarët shqiptarë si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri kanë shkëlqyer në Kupën e Botës.
Shqiptarët ishin në të njëjtin grup me Serbinë, Brazilin dhe Kosta Rikan dhe në fund ia arritën të kualifikohen në 16 kombëtaret më të mira.
Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë shënuar ndaj Serbisë, kurse dje Blerim Xhemaili shënoi kundër Kosta Rikas.
Kombëtarja e Serbisë në tre ndeshjet e grupit kanë shënuar dy gola, një ndaj Kosta Rikas dhe një ndaj Zvicrës, kurse shqiptarët shënuan tre gola (dy ndaj Serbisë dhe një ndaj Kosta Rikës).
Zvicra ndeshjen e ardhshme e zhvillon kundër Suedisë në 1/8 e Kupës së Botës, kurse Serbia rikthehet në shtëpi me kokën ulur.