25 mijë franga janë dënuar Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Stephan Lichtsteiner, dënim, ky që është marrë nga FIFA, pasi që të tre kishin bërë shqiponjën me rastin e ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruan KultPlus.
Por gëzimin që kanë përjetuar shqiptarët për lojën e mrekullueshme të Shaqirit dhe Xhakës, ata nuk duan ta lënë vetëm me gëzim, pasi që tashmë ka filluar një iniciativë për grumbullimin e mjeteve për 25 mijë frangat që janë dënuar kjo treshe.
Edhe pse sapo ka nisur kjo kampanjë në gofundme, tashmë janë grumbulluar 910 dollarë. Mbetet të shihet nëse shqiptarët do të arrijnë t’i grumbullojnë 25 mijë eurot për Xhakën, Shaqirin e Lichtsteinerin.
Shqiptarët mbledhin forcat, fillon mbledhja e 25 mijë frangave për FIFA-n
Ndani këtë artikull