Shqiptarët janë më të stresuarit në rajon.
Kështu thotë një studim i publikuar nga Gallup, i quajtur “Indeksi i emocioneve 2021/2022”.
Sipas kësaj, 59 për qind e shqiptarëve kishin përjetuar më shumë stres vitin e shkuar.
Të intervistuarit thanë se kjo gjendje ka ndikuar në ndjesitë e tyre, të mira apo pozitive qofshin ato.
Viti që lamë pas shënoi një rekord të ri të nivelit të stresit në mbarë botën.
Krahasuar me vitin 2020, ku e gjithë bota u përfshi nga pandemia e COVID, viti 2021 tregoi se 41 për qind e të rriturve në të gjithë botën përjetuan më shumë stres se më parë, shkruan Euronews.al, përcjell Klankosova.tv