Qytetarët po vazhdojnë që të mos i respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.
Gjatë së dielës policia ka shqiptuar 462 qytetarë të cilët nuk kanë respektuar masat kundër koronavirusit.
Ndërkohë që në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona.
Ndërsa aktualisht në vend janë 1 mijë e 157 raste aktive me COVID-19.