Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj tëakuzuarit I. L. dhe Sh. L., ndërsa Aktgjykim lirues për të akuzuarit M. L. N. B. dhe Xh. R. Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimin e dëshmitarëve, kakonstatuar se I. L. dhe Sh. L. me datë 16.12.2016, me dashje dhe përgatitje paraprake, nëbashkëveprim, me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë transportuar substancë narkotike të llojitmarihuanë në sasi prej 240 kilogram e 723 gram (dyqind e katër dhjetë kilogram e shtatëqind enjëzet e tre gram), të paketuara në 234 paketime të vendosura në roleta të dritareve, që kishte përdestinacion shtetet si në Zvicër, Gjermani etj.
Me këto veprime të akuzuarit I. L. dhe Sh. L. dyshohet se kanë kryer veprën penale: blerja,posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dheanaloge nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 5 dhe nenin 31 të Kodit Penal tëRepublikës së Kosovës.
Trupi gjykues për të akuzuarin I. L. ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë)vite dhe 16.000 (gjashtëmbëdhjetë) mijë euro gjobë, ndërsa për të akuzuarin Sh. L. është dënimme burgim prej 4 (katër) vite dhe 12.000 (dymbëdhjetë) euro gjobë.