Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj tëakuzuarit S. D. në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) muaj burgim, dënim me gjobë në shumënprej 300 (treqind) euro, si dhe dënim plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve nëadministratën publike në kohëzgjatje prej 2 (dy) viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.
I akuzuari S. D. shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, me datë 20.10.2017 në cilësinë ezyrtarit – Inspektor në Komunën e Kamenicës me dashje të drejt për drejtë ka marr ryshfet nga idëmtuari B. Sh. shumën prej 500 (pesëqind) euro.
Pas bastisjes nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpunim me prokurorin e rastit, tek i akuzuarijanë gjetur të hollat. Me këto veprime i akuzuari S. D. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 428 paragrafi 1 tëKodit Penal të Republikës (KPRK). Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit