Në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK) në trajtim spitalor nga COVID-19 janë 60 pacientë.
Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, 29 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe tre në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 7 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
Spital i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë. /Zëri